Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

Republika Çeke do t’i ofrojë Ukrainës avionë luftarakë që janë shumë efektivë në luftimin e dronëve. Presidenti çek, Petr Pavel pati një takim në Kiev me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev të premten. Pavel deklaroi se avionët luftarakë subsonikë L-159 të prodhuar në Çeki mund të transferohen në Ukrainë. “Unë besoj se do të arrijmë ta përfundojmë shpejt dhe me sukses këtë çështje”, tha Pavel në një konferencë shtypi me Zelensky.