Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës
Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle. Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut dhe Qendrore, por në ujërat evropiane u zbuluan për herë të parë në 2006-ën, kur një nëndetëse e braktisur u gjet në rajonin veriperëndimor spanjoll të Galicias. Që atëherë, dhjetë nëndetëse të tilla janë parë ose sekuestruar nga policia spanjolle. Derisa më parë këto anije, që kushtonin rreth 600 mijë euro për t’u ndërtuar, përdorej vetëm për udhëtime njëkahëshe, tani trafikantët nuk mund t’i heqin më nga qarkullimi për shkak...