Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Protestat masive që kanë shpërthyer në Iran më 28 dhjetor për shkak të krizës ekonomike po përballen me një shtypje të dhunshme nga autoritetet. Sipas Human Rights Activists News Agency (Hrana), e cila konsiderohet burim i besueshëm, numri i viktimave ka arritur në 65, ndërsa janë arrestuar 2 mijë e 311 persona. Shumica e të vrarëve janë raportuar jashtë Teheranit, në provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars. Raportet ndërkombëtare flasin për një situatë edhe më dramatike. Një mjek i cituar nga revista Time ka deklaruar se vetëm në Teheran janë vrarë 217 protestues, bazuar në të dhënat e gjashtë spitaleve të kryeqytetit. Sipas tij, autoritetet kanë larguar trupat nga spitalet të premten, ndërsa shumica e viktimave ishin të rinj. Disa u ekzekutuan pranë...