Refuzuan prej muajsh, Bill dhe Hillary Clinton dorëzohen, pranojnë të dëshmojnë në Kongres për skandalin “Epstein”

Refuzuan prej muajsh, Bill dhe Hillary Clinton dorëzohen, pranojnë të dëshmojnë në Kongres për skandalin “Epstein”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara në kuadër të hetimit lidhur skandalin Jeffrey Epstein, raporton BBC. Vendimi vjen vetëm pak ditë përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili synonte të përcaktonte nëse çifti Clinton do të mbahej penalisht përgjegjës për shpërfillje të Kongresit, pasi për muaj me radhë kishin refuzuar të paraqiteshin përpara Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës. Bill Clinton ka pranuar më herët se ka pasur njohje me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar çdo dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Ai ka deklaruar se kishte ndërprerë kontaktet me të rreth dy dekada më parë. Ende nuk është...