Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit
Qytetarët italianë do tu drejtohen sot qendrave të votimit për referendumin për Drejtësinë. Italianët votojnë sot për referendumin që konfirmon ligjin kushtetues që përmban “Rregullat mbi Sistemin Gjyqësor dhe Krijimin e një Gjykate Disiplinore”. Qendrat e votimit do të jenë të hapura sot nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 23:00, dhe nesër, të hënën, më 23 mars, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 15:00. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 51,424,729 votues kanë të drejtë vote, përfshirë 5,477,619 nga jashtë vendit. Për çfarë votojnë italianët sot? Elektorati i Italisë do të votojë pro ose kundër miratimit të ndryshimeve në kushtetutën post-fashiste të vendit që do të tronditnin organizimin e sistemit të drejtësisë. Një fitore për fushatën pro-rezolutës do të sillte...
Burimi:
vizionplus.tv