Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

Rundi i dytë i bisedimeve mes zyrtarëve rusë, ukrainas dhe amerikanë për një draft-plan të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare në Ukrainë, do të nisë të mërkurën dhe jo këtë të diel, ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për shtyrjen e ditës së takimit. Ky njoftim është bërë i ditur një ditë pasi të dërguar të posaçëm të presidentit rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar takime të paparalajmëruara me zyrtarë amerikanë në Florida, pa Ukrainën. “Data për takimet trepalëshe të radhës janë caktuar – 4 dhe 5 shkurt në Abu Dabi”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në X – dikur Twitter. As Shtetet e Bashkuara, dhe as Kremlini nuk i ka...