Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia, kritikoi ashpër lajmin e New York Post që pretendonte se administrata Trump kishte kërkuar informacion për rastin e 25-vjeçares paraplegike Noelia Castillo Ramos, e cila ndërroi jetë më 26 mars në Barcelonë përmes eutanazisë, pas një beteje dyvjeçare ligjore kundër dëshirës së babait. Në lajm thuhet gjithashtu se gruaja kishte shprehur mendim tjetër në orët e fundit, i cili sipas burimeve është injoruar. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka mohuar çdo komunikim nga Shtetet e Bashkuara mbi rastin. Garcia theksoi se “Spanja është një vend serioz, me një sistem shëndetësor të fortë dhe një kornizë ligjore që mbron dhe kujdeset për të gjithë njerëzit, përfshirë ata që zgjedhin të kërkojnë ndihmë për të vdekur me dinjitet në kuadër ligjor, të...