Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Ekstradimi i një hakeri të dyshuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal është bllokuar përkohësisht në Itali. Bëhet fjalë për Roman Yuryevich Khlynovskiy, 43 vjeç, shtetas kazak, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për sulme të rënda kibernetike. Ai konsiderohet nga FBI-ja si anëtar i grupit të njohur si “8-Digits Team”, i quajtur kështu për shkak të shumave të mëdha – jo më pak se tetë shifra – që kërkonin shpërblim për të zhbllokuar sistemet e kompanive të sulmuara. Vendimi i gjykatës italiane Gjykata Administrative Rajonale e rajonit të Lazios (TAR) ka pezulluar përkohësisht procedurën e ekstradimit. Më herët, Gjykata e Apelit në Bolonjë kishte dhënë miratimin për dorëzimin e tij në SHBA, duke qenë se ekziston një traktat ekstradimi mes dy vendeve...