Rama krah Trump, i dyti në radhë, Bordi i Paqes hap faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Rama krah Trump, i dyti në radhë, Bordi i Paqes hap faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Pas inaugurimit më 19 shkurt në Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare të internetit. Në të janë publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojnë Kosova e Shqipëria si anëtare. Konkretisht shtetet anëtare janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Vihet re se kryeministri Rama shfaqet menjëherë në krah të Donald Trump.