Raketat iraniane prekin për herë të katërt Turqinë! Trump: Negociatat po ecin mirë, por duhet të hapet Hormuzi
Për të katërtën herë, një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt Turqisë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Këtë e konfirmoi si aleanca veri-atlantike ashtu edhe ministria e mbrojtjes e Turqisë, që deri më tani nuk kanë dhënë detaje për vendin ku u godit dhe ra raketa. Në shënjestër të raketave iraniane në sulmet e deritanishme ka qenë baza ajrore e Inxhirlikut, ku janë stacionuar mjete ushtarake amerikane. Në deklaratën e ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se janë marrë të gjitha masat për të eliminuar çdo kërcënim ndaj sigurisë së vendit, megjithëse Teherani ka mohuar gjithmonë përfshirjen dhe ka akuzuar se pas këtyre rasteve fshihet Izraeli. Sulme të tilla e bëjnë situatën delikate pasi Turqia është vend i NATO-s, përmes...
Burimi:
javanews.al