Raketat iraniane godasin Tel Avivin, gjashtë të plagosur
Gjashtë persona mbetën të plagosur kur një raketë balistike iraniane goditi Tel Avivin gjatë natës. Goditja në një zonë qendrore të Tel Avivit shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete. Po ashtu dëme u raportuan edhe në zonën Rosh Haayin, në lindje të qytetit Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “të rrjedhshme”, duke shtuar se çdo spekulim “nuk duhet të konsiderohet përfundimtar”.Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-ve dhe kryetari i parlamentit iranian kanë dhënë versione të kundërta për negociatave e mundshme mes dy vendeve mbi luftën në Lindjen e Mesme.Donald Trump më herët tha se kishte shtyrë sulmet e kërcënuara ndaj centraleve energjetike iraniane, pasi kishte pasur bisedime “produktive” me Teheranin.Ai përmendi një “plan me 15 pika që...
Burimi:
ntv.al