Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë/ Izraeli publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin
Ajo që filloi si një valë sulme nga SHBA dhe Izraeli ndaj regjimit të ajatollahëve, tani sipas ekspertëve, është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që shkojnë përtej kufijve të rajonit. Dhe e rrezikuar nuk është vetëm Lindja e Mesme. Në një deklaratë të saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shtrihen përtej rajonit” dhe përshkroi regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen globale. Një grafik i publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje tregon një hartë me rreze goditjeje që variojnë nga 300 deri në 2,500 kilometra, duke përfshirë pjesë të konsiderueshme të Europës Juglindore brenda zonës së mundshme të kërcënimit. Raketat balistike me rreze...
Burimi:
ntv.al