Raketa me adresë/ Izraeli u përpoq të eleminonte presidentin iranian, goditet rezidenca

Raketa me adresë/ Izraeli u përpoq të eleminonte presidentin iranian, goditet rezidenca

Izraeli thuhet se u përpoq të eliminonte Presidentin iranian Masoud Pezeshkian. Sipas një burimi të lartë izraelit, një numër i madh vrasjesh të synuara po kryhen në të gjithë Iranin. “Çdo raketë kishte adresën e vet”, raporton Ynet. Rreth 30 objektiva në të gjithë Iranin janë goditur, përfshirë rezidencën e presidentit iranian dhe një seli të inteligjencës. Lajmi i parë… Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë, teksa ministri i mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Israel Katz e bëri njoftimin ndërsa tym i dendur ngrihej nga një shpërthim në qendër të Teheranit, kryeqytetit të Iranit. Televizioni shtetëror iranian e pranoi shpërthimin, pa dhënë më shumë detaje. Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin në të njëjtën kohë. Ushtria izraelite...