Raketa iraniane drejt Turqisë, reagon NATO: Dënojmë sulmin, Aleanca qëndron e bashkuar përballë kërcënimeve

Raketa iraniane drejt Turqisë, reagon NATO: Dënojmë sulmin, Aleanca qëndron e bashkuar përballë kërcënimeve

NATO ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Turqisë, duke theksuar se Aleanca qëndron e bashkuar me Ankaranë përballë kërcënimeve në rritje në rajon. “Në e dënojmë sulmin e Iranit ndaj Turqisë. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët e saj, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart. Ajo theksoi gjithashtu se qëndrimi parandalues dhe mbrojtës i Aleancës mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe atë raketore, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. “Qëndrimi ynë parandalues ​​dhe mbrojtës mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore.” Ditën e sotme, Turqia njoftoi se sistemet mbrojtëse të NATO-s interceptuan një...