Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti flet për formimin dhe përbërjen e qeverisë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti flet për formimin dhe përbërjen e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ, synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e Republikës. Në një intervistë për media, Kurti tha se vendimi më i rëndësishëm në mbledhjen e qeverisë do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026. “Sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ne jemi të interesuar që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, me kryesinë e kuvendit, dhe të formohet qeveria e Republikës, ku vendimi më i rëndësishëm qysh në fillim është buxheti për vitin 2026. Janë edhe disa vendime të tjera për mbledhjen e parë, por natyrisht më i rëndësishëm është buxheti”, u shpreh ai. Ai foli edhe...