Zgjedhjet në Kosovë, këtë javë pritet të përfundojë numërimi i votave
Gjatë kësaj jave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve pritet që të përfundojë numërimi i votave të ardhura përmes postës nga diaspora, numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, gjë që do të shënonte edhe përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Në mesin e datave se kur është planifikuar që të shpallim rezultatit përfundimtare ka qenë data 19 janar, por sipas dinamikës së punës që është bërë qoftë në Qendrat Komunale të Numërimit apo në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po besojmë që shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet shumë më shpejtë sesa ishte planifikuar fillimisht nga KQZ”, tha kreu i KQZ-së Valmir Elezi Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme,...
Burimi:
sot.com.al