Zgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Beogradi zyrtar po ndërhyn në proces, presion dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë

Zgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Beogradi zyrtar po ndërhyn në proces, presion dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me zgjedhjet e shkuara që u mbajtën vetëm 9 muaj më parë. Bedri Elezi, Drejtor i Institutit për Siguri, në një lidhje online , ka komentuar nivelin e sigurisë në këto zgjedhje dhe mënyrës se si po zhvillohet procesi i votimit. Ai ka denoncuar se ndaj qytetarëve serbë në komunat me shumicë serbe, po bëhet presion edhe nga Beogradi zyrtar, me anë të propagandë, presionit dhe shantazhit, në mënyrë që Lista Serbe të marrë më shumë vende në Parlament. “Deri tani nuk raportohet të ketë probleme, përveç komunave me shumicë serbe, ku raportohet për presion kundrejt qytetarëve serbë, që përmes shantazhit dhe kërcënimeve kërkojnë votimin për këtë subjekt politik. Ka angazhim nga Beogradi zyrtar për preson ndaj qytetarëve...