Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Ambasadori francez: Në Kosovë duhet një qeveri të përgjegjshme dhe bashkëpunuese
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri me kompetenca të plota pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai u shpreh se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. “Mesazhi është se na duhet një partner. Ne së bashku jemi mbështetësit tuaj të huaj, miqtë tuaj të huaj. Na duhet një qeveri, një qeveri e plotë, me të cilën do të mund të punonim për Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe për shumë çështje të tjera, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për zhvillimin e Kosovës, legjislacionin e Kosovës”, theksoi...