Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ 31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim të votave në Kosovë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ 31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim të votave në Kosovë

31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave të dyshuar pritet të dorëzohen në Pejë lidhur me manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi. Të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor, ndërsa, rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimin e votave. Për manipulime të votave të kandidatëve për deputet janë arrestuar e intervistuar edhe komisionerë e kryesues të procesit zgjedhor edhe në komunat e Prizrenit, Malishevës, Gjakovës dhe të Drenasit.