Zgjedhja e presidentit nga populli, Osmani befason me propozimin, pse lëvizja mund ta zgjidhë ngërçin politik në Kosovë

Zgjedhja e presidentit nga populli, Osmani befason me propozimin, pse lëvizja mund ta zgjidhë ngërçin politik në Kosovë

Marsela SHYTIA Teksa Kosova ishte në ankth duke pritur se çfarë do të ndodhte me garën për president dhe nëse ngërçi politik do ta çonte vendin sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka bërë një lëvizje surprizë në përpjekje për të zhbllokuar procesin. Ajo ka hedhur në tryezë një propozim që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka propozuar ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, duke synuar t’i japë fund një herë e mirë bllokadave të përsëritura politike në Kuvend që kanë shoqëruar këtë proces ndër vite. Sipas saj, një model i tillë do të shmangte krizat institucionale dhe do të siguronte një...