Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027. Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake. “Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiq, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025. Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij. “Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk...