Vuçiç: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL-i pritet të përfundojnë brenda tri javësh

Vuçiç: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL-i pritet të përfundojnë brenda tri javësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se pret që pikat kryesore të marrëveshjes mes Naftës Industrisë së Serbisë (NIS) dhe blerësit, kompanisë hungareze MOL, të përfundojnë deri më 23 janar. Ai tha për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS) se grupi MOL do të jetë partneri i ri i NIS-it. “MOL, së bashku me NIS-in dhe shtetin e Serbisë, ka punuar edhe mbi një letër për OFAC-un dhe për sigurimin e një licence operative për furnizimin shtesë me naftë të papërpunuar. Besoj se nëse shkojmë me këto çështje para OFAC-ut dhe ai do ta aprovojë atë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se nëse nuk jepet miratimi nga Shtetet e Bashkuara, NIS-it do t’i hiqet sërish licenca për punë. Zyra për Kontrollin e Pronës së Huaj (OFAC)...