Vuçiç: Kroacia po udhëheq fushatën më të ndyrë kundër Serbisë, ata duan të më rrëzojnë

Vuçiç: Kroacia po udhëheq fushatën më të ndyrë kundër Serbisë, ata duan të më rrëzojnë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mori pjesë të hënën në hapjen e një spitali të ri në Trebinje, i cili është pjesë e programit për shënimin e Ditës së Republikës Srpska. Gjatë vizitës, ai ishte shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, dhe këshilltari për çështje rajonale, Millosh Vuçeviç. Në fjalën e tij, Vuçiç falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin e Trebinjës, duke e quajtur një investim të madh për rajonin. Ai shpjegoi se në botën moderne ekzistojnë pesë fusha të rëndësishme për mbijetesën e një kombi: ushtria dhe mbrojtja, energjia dhe inxhinieria energjetike, ushqimi dhe uji, kujdesi shëndetësor, si dhe teknologjitë moderne, përfshirë inteligjencën artificiale. Vuçiç gjithashtu theksoi lidhjen e ngushtë të Serbisë me Republikën Srpska dhe shprehu krenari për...