Vrasja e Liridonës, zbardhet dëshmia e autorit: Naimi më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, në sesionin e pasditës po jep mbrojtjen i akuzuari Plava, i cili tha se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Murselin, i cili i kishte premtuar se do ta nxjerrtë nga burgu pas dy vitesh, me pretendimin se është person që ka pushtet. Plava tha se nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë në Polici dhe se sot do ta thotë të vërtetën. “Atë deklaratë që e kam dhënë ka qenë nën presion të policisë”, tha Plava, duke shtuar se deklaroi sipas marrëveshjes që kishte me Murselin, dhe kishte njoftuar ambulancën dhe i kishin dhënë një injeksion. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari...
Burimi:
sot.com.al