Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli del sot para gjykatës
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës këtë të mërkurë do të mbahet seanca e radhës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Para gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën. Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.
Burimi:
sot.com.al