Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Votimi në 29 përfaqësi diplomatike jashtë Kosovës, ja kur pritet të mbyllet votimi
Sot është duke u zhvilluar votimi për shtetasit e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit, pas disa javësh në proces. Sipas njoftimit nga KQZ, mësohet se, gjithsej 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë të regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në qendrat përkatëse, kanë të drejtë të votojnë në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës. Bëhet me dije se, votimi do të mbyllet në orare të ndryshme, varësisht nga shteti pritës. Në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, pritet të mbylet në orën 17:00. Në qendrat e tjera të votimit në shtete si, Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria, votimi do të mbyllet në orën 19:00. Gjithashtu, në Ambasadën...