Vëllai i Thaçit paraqitet në Gjykatën e Hagës, shoqërohet nga djali

Vëllai i Thaçit paraqitet në Gjykatën e Hagës, shoqërohet nga djali

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idrizi me djalin e tij janë paraqitur në Gjykatën Speciale të Hagës për të ndjekur vijimin e procesit. Gjithashtu nuk kanë munguar as qytetarë nga diaspora. Ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese. Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykimi ka nisur prej 3 prillit 2023.