U zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës/ Osmani uron Albulena Haxhiun, bën thirrje për bashkëpunim institucional
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë dhe zgjedhjes së Kryetares së re, Albulena Haxhiu. Reagimi i Vjosa Osmanit: Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve tanë. Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë...
Burimi:
sot.com.al