Shpërndarja e Kuvendit/ Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Osmanit, reagon Presidenca

Shpërndarja e Kuvendit/ Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Osmanit, reagon Presidenca

Presidentja e Kosovës ka dalë më një reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha kohë deputetëve që brenda 34 ditëve të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Në reagim, Presidenca thekson se e mirëpret vendimin dhe se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Më tej theksohet se dhënia e këtij afati shtesë nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë në kompetencën e Presidentes së vendit. Sipas tyre, dekreti i Presidentes ka hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm nga ana e gjykatës si autoritet i vetëm dhe përfundimtar për të interpretuar Kushtetutën. Në fund të reagimit, Presidenca ftoi Kuvendin që të caktojë datën e seancës së re për...