Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shpallet kriza energjitike/ Bllokada e fermerëve grekë ‘paralizon’ Shkupin, mbetet pa karburant
Protestat e fermerëve grekë, të nisura prej javësh për shkak të subvencioneve të vonuara, çmimeve të ulëta dhe kostove të larta të prodhimit, kanë bllokuar autostrada dhe pika kufitare, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në furnizimin energjetik të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor. Si pasojë e situatës, që ka shkaktuar mungesa të furnizimit me karburant, Maqedonia e Veriut shpalli gjendjen e krizës në sektorin e energjisë elektrike për një periudhë 7-ditore. Sipas vendimit të Shkupit, masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë ESM të përdorë rezervat shtetërore të karburantit pa kompensim financiar. Qeveria thekson se ESM do të ketë detyrimin të raportojë rregullisht mbi sasinë e karburantit të përdorur pranë Ministrisë së Financave. “Vendimi vjen si pasojë e pamundësisë për furnizim me karburant, e domosdoshme për...