Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Shqipëria ndalon importin e kafshëve, sëmundja nuk ka kurë
Shfaqja e sëmundjes së aftës epizootike në Greqi, ka bërë që Shqipëria të ndalojë importin dhe tranzitimin e kafshëve nga ky shtet. Afta epizootike cilësohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blegtorisë sepse ky virus nuk kurohet. Kafshët e infektuara asgjesohen, sepse ky infekesion përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat. “Është një nga sëmundjet më të rënda që ka hasur blegtoria. Nuk mjekohet afta epizootike sepse kur bëhet kafsha me shenja klinika ka mbaruar gjithçka. E rëndësishme është të parandalohet”, u shpreh mjeku veteriner, Prof.Dr.Vangjel Ceroni. Edhe pse afta epizootike ndodhet jashtë kufijve tanë, blegtoria shqiptare është tepër e rrezikuar, sepse infeksioni transmetohet nga njerëzit dhe kafshët. “Por distanca në vendin tonë nuk është hiç gjë, sepse viruset...
Burimi:
sot.com.al