SHBA kthen Dodikun “me këmbë në tokë”, zëvendëssekretari i shtetit “i prerë”, ja pse sanksionet mund të rivendosen
Marsela SHYTIA Ndonëse Milorad Dodik ka ushqyer prej kohësh pritshmëri të mëdha nga rikthimi i mikut të tij politik Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe shpesh e ka parë Uashingtonin si një litar shpëtimi për projektet e tij separatiste, këtë herë mesazhi nga SHBA-ja duket i prerë. Pas pretendimeve të Dodikut se gëzon mbështetjen e plotë të administratës amerikane dhe pas heqjes së sanksioneve në vitin 2025, reagimi zyrtar nga Uashingtoni i ka dhënë atij një “shuplakë” të qartë politike. Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, konfirmoi se Dodik nuk ka mbështetjen e SHBA-së për asnjë veprim që cenon stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit, duke e bërë të qartë se retorika për shkëputjen e RS-së dhe sfidimi i rendit kushtetues nuk...
Burimi:
sot.com.al