“Serbia të veprojë si Izraeli”/ Kërcënimet e ish-drejtorit të BIA-s, reagon Sveçla: Deklaratë e papranueshme!

“Serbia të veprojë si Izraeli”/ Kërcënimet e ish-drejtorit të BIA-s, reagon Sveçla: Deklaratë e papranueshme!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dalë me një reagim në “Facebook” lidhur me deklaratat e ish-shefit të shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandar Vulin. Sveçla theksoi se thirrjet e Vulin që Serbia të ndjekë metodat e Izraelit dhe Mossad-it në Kosovë janë të papranueshme dhe kërcënuese. Ai thekson se kjo deklaratë përbën një precedent të rrezikshëm dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurti. Ministri ndër të tjëra në reagimin e tij të gjatë theksoi se Kosova nuk zbrapset përballë këtyre kërcënimeve dhe se do të vazhdojë rrugën drejt forcimit të Republikës së pavarur dhe sovrane. Ai shtoi se as Vulin dhe as presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk mund të frikësojë e as të ndalë Kosovën....