Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Serbia në krizë/ Kamberi: 2026 mund të jetë edhe fundi i pushtetit të Vuçiç
Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi është shprehur se viti 2026 mund të shënojë edhe fundin e pushtetit të Vuçiç. Sipas tij presidenti serb, po mbijeton në pushtet me “frymëmarrje artificiale”. “Ndërkohë që duke qenë i përballur me krizën e brendshme, Vuçiç aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Dhe me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që siç paralajmëron ai do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiç në këto zgjedhje do humb pushtetin. Do të jetë edhe më e vështirë nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet me manipulimet e zakonshme që i ka bërë deri më tani dhe kjo do të na sjellë në një situatë ku askush, as opozita, as Lëvizja Studentore, as...







