Serbia: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

Serbia: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se persona të paidentifikuar me veshje civile më 10 shkurt hynë në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut, me kërkesën që brenda 30 ditëve, Fakulteti i Shkencave Teknike të lirojë objektin ku ndodhet ose të nisë që të paguajë qira. Sipas njoftimit, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ia ka transmetuar këtë informacion zëvendësdrejtorit të Shërbimit diplomatik evropian për Evropën Perëndimore, Emanuel Giaufret, duke vlerësuar se autoritetet e Kosovës “po i qërojnë hesapet me Universitetin serb”. Universiteti i Mitrovicës së Veriut, si dhe institucionet e tjera arsimore dhe shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë, funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Mediat që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë kishin...