Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026/ Vuçiç në konferencën vjetore: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës. “Ky është sigurisht fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë e fundit”, tha Vuçiç, duke lënë të hapur mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026. Kujtojmë se ai ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej...