“S’do e njohim kurrë pavarësinë e Kosovë”, Vuçiç akuzon forcat trepalëshe në rajon: Do mbrojmë vendin tonë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur me tone të ashpra sërish kundrejt vendeve të tjera të rajonit nga një deklaratë e mbajtur në Beograd ditën e djeshme. Ai tha se Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Vuçiç shtoi se nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova, ndërsa pretendon se “të huajt” i kanë premtuar se nëse do të njohë pavarësinë e vendit do të fitonte Çmimin Nobel për paqen. “Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai. Ai shtoi se Serbia sot po forcon ushtrinë, teksa akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për paktin...
Burimi:
sot.com.al