Qeveria e re në Kosovë, Agim Nesho: Albin Kurti synon integrimin euro-atlantik, vendet që synojnë hyrjen në BE duhet…
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në një studio televizive komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë pas nisjes së mandatit të tretë të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Sipas Neshos, prioritet kryesor i qeverisë Kurti mbetet integrimi i Kosovës në komunitetin euro-atlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO. Ai theksoi gjithashtu vijën e ashpër të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se Kosova, edhe pse një republikë e re, është një nga demokracitë më shembullore në Ballkan me norma demokratike. “Dialogu me Serbinë është një tjetër çështje kyçe. Vendet që synojnë të hyjnë në BE duhet të kenë zgjidhur problemet mes tyre. Kryeministri Kurti ka kërkuar njohje reciproke si kusht vendimtar për të avancuar negociatat, duke kërkuar zhdukjen e tensioneve mes dy vendeve,”...
Burimi:
sot.com.al