Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në këtë aks do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, Policia informon se ky bllokim vjen për shkak të protestës së fermerëve grekë. Kujtojmë se nuk është hera e parë që pika kufitare në Kakavijë bllokohet për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Njoftimi i Policisë: Kakavijë-Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë,...
Burimi:
sot.com.al