Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkak diskutimi për përdorimin e gjuhës shqipe

Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkak diskutimi për përdorimin e gjuhës shqipe

Debatet në Kuvend dhe qëndrimet kontradiktore brenda Qeverisë kanë rikthyer në fokus çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kryeministri shprehet se nuk ka problem me shqipen, përfaqësuesit shqiptarë insistojnë se ajo është detyrim kushtetues, jo çështje interpretimi. Megjithatë, në praktikë, qëndrimet brenda Qeverisë shpesh kanë qenë të ndryshme, pasi ministrat e tij janë përballur me kritika për qasje kundërshtuese ndaj përdorimit të shqipes në situata konkrete. “Gjuha shqipe nuk më pengon, përdoreni lirshëm. Madje përpiqem ta mësoj dhe ta zotëroj. Shpresoj që pas disa vitesh të mos kem nevojë për kufje kur flisni shqip, por ta kuptoj drejtpërdrejt atë që thoni”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Nga ana tjetër, deputetët shqiptarë theksojnë se çështja nuk është interpretim politik,...