Përmbytje masive në Kosovë/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy komuna, shtyhet procesi mësimor

Përmbytje masive në Kosovë/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy komuna, shtyhet procesi mësimor

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në gjithë territorin e Kosovës, duke përmbytur dhjetëra shtëpi e biznese dhe duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në dy komuna. Për shkak të situatës, është shtyrë fillimi i procesit mësimor në shkollat e zonave më të goditura. Një nga vatrat kryesore të krizës është Komuna e Rahovecit, ku niveli i ujit ka hyrë në banesa dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën familjare. Në fshatin Fortesë, ujërat kanë përmbytur katin e parë të shtëpisë së Fatmir Popajt, duke i shkatërruar pothuajse të gjitha pajisjet shtëpiake.  “Vërshimet kanë nisur në mëngjes dhe uji hyri menjëherë brenda. Askush nuk erdhi të na shohë. Prej mëngjesit deri në orën 14:00 kemi qenë vetëm duke pastruar, por kemi frikë se...