Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Përditësohen shifrat/ KQZ: Ja sa qytetarë kanë votuar deri në 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Deri në orën 13:00 sipas KQZ kanë votuar 11.07% e qytetarëve. Konkretisht kanë ushtruar të drejtën e votës 221,289 qytetarë nga 1,999,204 gjithsej. Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 30% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq, vetëm 0.27%.