Pas vendimit të GJK, Kurti dhe Osmani heshtin, Haxhiu mbledh kryesinë e Kuvendit të hënën
Pas vendit të Kushtetueses për të shpallur dekretin e presidentes Osmani të pavlefshëm, pa asnjë efekt juridik dhe lënies kohë edhe 34 ditë për të zgjedhur Kreun e ri të shtetit, politika në Kosovë nuk ka lëvizur. As Osmani, presidente deri më 4 prill dhe as Kurti nuk kanë pranuar të komentojnë sot lidhur me vendimin e organit më të lartë të drejtësisë në vend, por ka qenë kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu që ka thirrur të hënën në orën 11 mbledhjen e rradhës të kryesisë së Kuvendit. Nga subjektet e tjera politike, kryetari i PDK Bedri Hamza deklaroi se partia e respekton aktgjykimin e Kushtetueses ndërsa ka mbledhur kryesinë. Ai tha se vetëm pas diskutimeve në organet drejtuese PDK-ja do të marrë një qëndrim...
Burimi:
sot.com.al