Pas konstituimit të Kuvendit, Osmani miraton Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm për studentët e ekselencës që aktualisht janë të punësuar në administratën shtetërore. Qeveria ka vendosur të zgjasë afatin e kontratave të tyre, duke shmangur ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, kjo masë vjen si një “përjashtim për vitin 2026”. Vendimi specifikon se përfitojnë të gjithë ata studentë ekselence që u punësuan me kontratë të përkohshme 1-vjeçare bazuar në thirrjen publike të dhjetorit 2024. Duke qenë se mandati i tyre 1-vjeçar po përmbyllet në këtë fillimviti 2026, ekzistonte rreziku që ata të mbeteshin pa punë deri në hapjen e procedurave të reja. Ndryshimi në VKM parashikon që kontrata e tyre të shtyhet automatikisht deri në...
Burimi:
sot.com.al