Partia Demokratike e Kosovës: Nuk na është ofruar posti i Presidentit, pretendimet të pavërteta
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit. Në reagim thuhet se pretendimet janë të pavërteta dhe spekulative. Ajo shtoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informacione të sakta. “Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare...
Burimi:
sot.com.al