Orban: Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë në vitin 1999, përgjigjja që dhashë kërkonte guxim

Orban: Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë në vitin 1999, përgjigjja që dhashë kërkonte guxim

Në një tubim të quajtur Rrethet Dixhitale të Qytetarëve, të organizuar nga partia Fidesz në qytetin Szombathely gjatë fundjavës, kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se gjatë përshkallëzimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kur ai ishte në mandatin e tij të parë si kryeministër, kishte marrë një telefonatë nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton. Sipas Orbánit, Clinton i kërkoi Hungarisë të bashkohej në luftë kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, duke hapur një “front të dytë” ose të paktën duke qëlluar objektiva serbe nga territori hungarez përmes Vojvodinës drejt Beogradit. Orbán pretendon se qeveria e tij e refuzoi kategorikisht këtë kërkesë, duke theksuar se një veprim i tillë do të rrezikonte rreth 300 mijë hungarezë etnikë që jetonin në Vojvodinë dhe do të...