“Nuk reflektojnë përpjekje serioze për zgjedhje”/ Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV

“Nuk reflektojnë përpjekje serioze për zgjedhje”/ Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. LDK-ja thotë se qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për zgjidhje. Njotimi: Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore. Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një...