“Nuk heq dorë nga Kosova”/ Pretendimi i Vuçiç: Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb, për të sulmuar Serbinë…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur me tone të ashpra sërish kundrejt vendeve të tjera të rajonit nga një deklaratë e mbajtur në Beograd, në përkujtim të sulmeve të NATO-s në vitin 1999. Vuçiç tha se nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova, ndërsa pretendo se “të huajt” i kanë premtuar se nëse do të njohë pavarësinë e vendit do të fitonte Çmimin Nobel për paqen. “Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai. Ai shtoi se Serbia sot po forcon ushtrinë, teksa akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për paktin e tyre ushtarak. “Për muaj të...
Burimi:
sot.com.al