Ngërçi në KQZ-në e Kosovës/ Osmani bllokon dekretimin e anëtarëve: Ka më shumë emra se sa lejon Kushtetuta!

Ngërçi në KQZ-në e Kosovës/ Osmani bllokon dekretimin e anëtarëve: Ka më shumë emra se sa lejon Kushtetuta!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bllokuar dekretimin e një pjese të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke çuar çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Shkaku? Partitë politike kanë dërguar më shumë emra sesa lejon Kushtetuta. Sipas Osmanit, situata është bërë e paqartë pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar tre kandidatë, ndërkohë që i takojnë vetëm dy vende, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar dy emra, por është emëruar vetëm një. “Për shkak se janë kërkuar tre nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa lejohen vetëm dy, dhe janë kërkuar dy nga PDK dhe është emëruar vetëm një. Për shkak se ka më shumë propozime sesa i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese dhe kam kërkuar të sqarohet tani. Ky...