Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Nga protestat tek ekonomia në rënie të lirë, si i mbijetoi Vuçiçi vitit 2025, ja goditjet e njëpasnjëshme që mori
Marsela SHYTIA Për Serbinë, viti që po largohet do të mbetet i shënuar fuqishëm nga kriza sociale dhe politike që, e shkaktuar nga tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, nxori në pah çarje të shumta në qeveri, të personalizuara te kreu i shtetit, Aleksandër Vuçiç, përmes një vale protestash masive muaj pas muaji.Protestat që u iniciuan nga studentët pasi 15 persona vdiqën nën një grumbull betoni, xhami dhe hekuri gjatë shembjes së një tendë në një ndërtesë stacioni të rinovuar rishtazi, duke kërkuar llogari nga qeveria për neglizhencë, papërgjegjësi, korrupsion dhe marrëveshje korruptive pa tenderë publikë, u përhapën në vitin 2025, të shoqëruara me nervozizëm në rritje nga ana e autoriteteve. Protestat e studentëve Në fillim të vitit 2023, një...